Sot në mbledhjen e Kryesisë së Degës së AAK-së në Podujevë, që udhëhiqet nga Fatmir Humolli, u bë edhe ceremonia e aderimit të Avni Ajetit, ish-asambleist i LDK-së në Podujevë.
Atij mirëseardhje në AAK, i uruan Nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, Sekretari Organizativ Dr. Ali Berisha, si dhe anëtarja e Kryesisë Burbuqe Bakija –Deva.
Ajeti tha se i bashkohet Aleancës, për shkak të qasjes konstruktive që ka kjo parti dhe lideri i saj, në proceset më vendimtare për Kosovën, shkruan Indeksonline.
Ajeti ka qenë bashkëluftëtar i Dëshmorit të Kombit, Zahir Pajaziti.