Azdren Shala, ish-anëtar i Vetëvendosjes, ka komentuar pranimin nga Qeveria e Kosovës të Planit për Deeskalim të gjendjes në veriun e Kosovës.
Ai beson se tërheqja “e shpejtë” nga Kurti ndodhi pas publikimit të incizimeve të bisedave të Mimoza Kusarit me Listën Srpska.
“Që Kurti tërhiqet e kemi ditur të gjithë. Ama tërheqja kaq e shpejtë si pasojë e shantazhit me videoincizime me Listën Serbe e Radojčiqin, e bën hala me keq situatën”, ka shkruar Shala.
“Kjo nuk është me as tërheqje, kjo është zbythje”, ka theksuar ai.
Qeveria e Kosovës njoftoi sot në mbrëmje se ka pranuar Planin për Deeskalim, ku mes tjerash parashihet tërheqja e pranisë policore, në masën 75 për qind përreth ndërtesa komunale dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në katër konunat veriore “pas verës”.