Site icon PrishtinaPress

Ish-ambasadori Peci: Nuk është befasi kjo që po ndodh, dhuna në Kuvend u instalua moti nga VV

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi dhe drejtori aktual i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka reaguar për incidentin e dhunës që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës.

Peci ka shprehur shqetësimin e tij për ngjarjen e ndodhur sot, duke argumentuar se një incident i tillë nuk ishte surprizë.

“Cfare ndodhi sot ne Kuvendin e Kosoves, aq sa nuk eshte mire, po aq nuk eshte befasi. Dhuna ne Kuvend eshte instaluar si veprim politik nga VV”, ka shkruar ai.

Peci do të thotë se çdo palë apo person duhet të përballet me ‘mëkatet’ e veta dhe nëse situata të tilla nuk përballen, dihet mirë se do të përsërisin veten, ose do t’i hapin rrugën të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë.

Ai po ashtu me ironi thotë në fund se LVV po ecën në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe se uron që njerëzit të mos e mbështesin këtë politikë.

“Cfare ndodhi sot ne Kuvendin e Kosoves, aq sa nuk eshte mire, po aq nuk eshte befasi! Kthejeni “filmin” prapa dhe e kuptojme se pse jemi ketu ku jemi! Dhuna ne Kuvend eshte instaluar si veprim politik nga VV, dhe ajo do te mbetet aty derisa te mos kerkojne falje per ate qe kane be ne te kaluaren. Secila parti, sikurse edhe cdo njeri duhet te ballafaqohet me gabimet e veta. Nese nuk ballafaqohet, gabimet perseriten, apo ju hapin rruge edhe te tjereve ta bejne te njejten gje! Perndryshe, vetem vazhdoni si ia keni mesy, rruga e mbare ju qofte, por kujdesuni qe te tjeret mos t’i merrni me vete!”, ka shkruar Peci.

Exit mobile version