Ish-ambasadori Lauka i reagon Mustafës, e quan patericë të Thaçit

82
Advertisement

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka ka reaguar ndaj një postimi të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa ku ky i fundit nuk e mirëpriti një anketë të UNDP-së lidhur me besimin e qytetarëve të institucione ku Qeveria dhe Kuvendi u radhitën lartë.

Advertisement

Ish-ambasadori Lauka në një postim në Facebook, e ka quajtur Mustafën patericë e moqme e Hashim Thaçit.

“Pёrfundimi qё duhet tё nxjerrin Thaҫi dhe Mustafa nga kjo anketё, mendoj se duhet tё jetё ky: pёrderisa qeveria Kurti vlerёsohet kaq lart dhe ata aq poshtё, “shkeljet” e kushtetutёs nga ana e Albin Kurtit nuk janё asgjё para zullumit 20 vjeҫar qё kasta e vjetёr pushtetore ka bёrё ndaj Kosovёs dhe popullit tё saj”, ka shkruar Lauka.

Postimi i plotë:

Anketa e UNDP-sё dhe zullumi i pushtetkrimburve

Kasta e pushtetkrimburve ka vёnё nё pikёpyetje njё anketё tё UNDP-sё (programi i OKB-sё pёr zhvillim), tё bёrё publike dje, nё tё cilёn theksohet se pёlqimi i qytetarёve tё Kosovёs pёr punёn e qeverisё ka shёnuar rritje tё dukshme, nё krahasim me vitet e mёparshme. Ndёrkohё qё Albin Kurti ndodhet nё majё tё renditjes, Thaҫi ka pёrfunduar nё fund tё listёs.Nё njё postim tё tij, Isa Mustafa, paterica e moҫme e Thaҫit, e pyet veten, “si mundet qё njё qeveri e cila ka shkelur kushtetutёn dy herё, te ketё njё pёrkrahje tё tillё?” Pёrfundimi qё duhet tё nxjerrin Thaҫi dhe Mustafa nga kjo anketё, mendoj se duhet tё jetё ky: pёrderisa qeveria Kurti vlerёsohet kaq lart dhe ata aq poshtё, “shkeljet” e kushtetutёs nga ana e Albin Kurtit nuk janё asgjё para zullumit 20 vjeҫar qё kasta e vjetёr pushtetore ka bёrё ndaj Kosovёs dhe popullit tё saj.

PostAdssFotoja e reklamës