2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Ish-ambasadori: Kurti nuk la gur pa lëvizur e pa gjuajtur kënd me gurë, sot luan rolin e një kryeministri me peshë globale

Ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Anton Berisha, njëherësh edhe ish-zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ka kritikuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përgjatë takimit që mbajti me Sekretaren e Jashtme britanike, Liz Truss.

Berisha, me anë të një reagimi në ‘Facebook’, ka thënë se Kurti si kryeministër po luan rolin e një ligjeruesi dhe kryeministri me peshë globale.

“Ky djalë, që nuk ka lënë gurë pa lëvizur dhe nuk ka lënë kënd pa gjuajtur me gurë, për të ardhur në pushtet, tash nga pozita e kryeministrit refuzon deri në sabotim për t’u marrë me qeverisjen e vendit të vet në përmasat dhe me problemet reale të saj, e që janë të shumta, dhe në virtualitetin e qeverisjes dhe gjendjes si pjellë e imagjinatës së tij luan rolin e një ligjëruesi dhe kryeministri me peshë globale”, deklaron ish-ambasadori kosovar.

Së këndejmi, sipas ish-zëvendësministrit, shefi i ekzekutivit kosovar po mënjanon problemet reale në Kosovë.

Postimi i plotë:

Deklarata qendërzuese e Albin Kurtit pas takimit me Sekretaren e Jashtme, Liz Truss, me të cilën “ është pajtuar që të merr masa shtesë kundër Rusisë…” të lë përshtypjen se është fjala për Kosovën si një fuqi ekonomike anëtare e G7 dhe fuqi ushtarake anëtare e NATO-s; pëderisa nga deklarata e zyrtarës britaneze, me një lexim të kujdesshëm nënkuptohet gaditshmëria e MB për të përkrahur Kosovën në raportet bilaterale por edhe në efektet eventuale destabilizuese ruse në Ballkanin Perendimor.

Ky djalë, që nuk ka lënë gurë pa lëvizur dhe nuk ka lënë kënd pa gjuajtur me gurë, për të ardhur në pushtet, tash nga pozita e kryeministrit refuzon deri në sabotim për t’u marrë me qeverisjen e vendit të vet në përmasat dhe me problemet reale të saj, e që janë të shumta, dhe në virtualitetin e qeverisjes dhe gjendjes si pjellë e imagjinatës së tij luan rolin e një ligjëruesi dhe kryeministri me peshë globale.

E përkthyer në realitet, ai Kosovën është duke e dëmtuar për çdo ditë përderisa vetes është duke ia plotësuar, siç e tha një deputet i tij, ëndrrat e dëshirat personale hiç më pak se nga pozita e kryeministrit.m

E përderisa ai është duke bredhur në dynja prej katedre në katedër, që vendin e vet, të cilin nga pozita e opozitarit e paraqiste të shkatërruar për 20 vjet, e nga pozita e qeveritarit e ligjeron si storie suksesi, vartësit e tij në Kosovë janë duke bërë kërdinë në buxhetin e Kosovës ndërsa ritmi i rritjes së çmimeve është i bërë tmerri i qytetarit kosovar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img