-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri: Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri mund të mbahet javën ose muajin tjetër

Gjakova ishte gati për t’i mbledhur dy qeveritë, të Shqipërisë dhe atë të Kosovës.

Një ditë para se të mbahej mbledhja e shumëpërfolur mes dy qeverive, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e anuloi.

Sipas Ramës, ai ka propozuar format më të ngushtë të mbledhjes së qeverive Kosovë – Shqipëri, porse kjo nuk është pranuar nga kryeministri Kurti.

Por kjo nuk do të thotë se nuk do të mbahet ndonjë ditë tjetër.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka thënë se mbledhja edhe mund të mbahet javën ose muajin tjetër.

“Nuk janë bërë gati kështu që kjo mund të jetë një arsye. Nuk besoj se ka tjetër arsye, por nuk do të thotë ajo që nuk është mbajt tani e nuk do të mbahet. Mund të mbahet javës tjetër, muajin tjetër”, tha ai për Front Online.

Sipas Hasanit, polemikat mes kryeministrave shqiptarë, e as tensionet në veri, nuk kanë qenë arsyeja e anulimit të kësaj mbledhje.

Ai thotë se të dy kryeministrat i kanë qëndrimet shtetërore.

“Ata nuk kanë ndonjë mosmarrëveshje mes vete, ata i kanë qëndrimet shtetërore, si njëri, si tjetri, kështu që ata i përfaqësojnë dy shtetet, pavarësisht se jemi një komb. Kështu që nuk pajtohemi në rrethanat në të cilat jemi”, u shpreh ai

Pas vendimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të anuluar pjesëmarrjen në mbledhjen e dy qeverive në Gjakovë, ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës ku kanë thënë se me këtë anulim, më së shumti humbin qytetarët.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kishin planifikuar të zhvillonin mbledhjen e nëntë të përbashkët.

Në mbledhjen e nëntë mes dy qeverive pritej të nënshkruheshin 13 marrëveshje në fusha të ndryshme: drejtësi, arsim, shëndetësi, bujqësi, kulturë, ndërmarrësi dhe mbrojtje. Në mesin e tyre ishte edhe një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e sigurisë.

Qeveria e Kosovës ka thënë paraprakisht se nga 41 marrëveshje të nënshkruara në dy mbledhjet pararendëse, 39 prej tyre janë zbatuar plotësisht e dy të tjera janë në fazën finale të zbatimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img