Joe Biden tashmë po konsiderohet si president i ri i SHBA-së, por që kjo po kundërshtohet prej Donald Trumpit.
Ky i fundit ka kontestuar legjitimitetin e zgjedhjeve presidenciale gjersa pritet t’i drejtohet Gjykatës Supreme, transmeton Telegrafi.
Kjo ka bërë që shumë demokrat të pyesin nëse republikani do ta dorëzojë pushtetin siç e parashikojnë igjet e SHBA-së.
Is the GOP planning a coup? @TheSteadyState3 https://t.co/XHbdkNGgsd
— Amb Greg Delawie (@GregDelawie) November 10, 2020
Një prej tyre është edhe ish-ambasadori amerikan në Kosovës, Greg Delawie, i cili frikësohet se presidenti aktual po dëshiron të bëjë puç.
Ambasadori ka pyetur përmes rrjeteve sociale se “A po planifikon Partia Republikane të bëjë puç?”.
Delawie i është refuar një artikulli të Washington Post ku thuhet se Trump u ka thënë agjencive federale të procedojnë buxhetin e muajit shkurt.
Kujtojmë se propozimi i buxhetit bëhet zakonisht në muajin shkurt, por pasi Trumpi po e bën tani, ka lënë hapësirë që të dyshohet se mund t’i përdorë agjencitë federale për realizmin e planit të tij që të qëndrojë president.