Site icon PrishtinaPress

Ish-aktivisti i VV-së i plagosur në protestë: VV-ja ka ndryshuar rrënjësisht, s’përfaqëson asgjë nga ajo që ka qenë

Naim Ramizi, ish-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje i plagosur në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007, përvojat nga dita kur u vranë dy aktivistë të Vetëvendosjes. Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka ndyshuar rrënjësisht nga ajo çfarë ka qenë si organizatë.

Ramizi i cili ka qenë i plagosur atë kohë, ka thënë se përpos shpalljes së Pavarësisë, nga ajo kohë pak kanë ndryshuar për të mirën e Kosovës.

Ai ka përmendur edhe kërkesat e ndërkombëtareve për themelimin e Asociacionit.

“Sot kanë kaluar 16 vite nga atëherë dhe po mendoj që përveç shpalljes së Pavarësisë pak gjëra kanë lëvizur në kuptimin pozitiv drejtë shtetformimit të Kosovës. Sot pas kaq vitesh në po përballemi me presionin ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit i cili për mendimit tim është një kancer që po tentohet që të instalohet brenda shtetit të Kosovës”, ka thënë ai, teksa përmend edhe fjalët e Kurtit sa ishte në opozitë, shkruan EO, transmeton Klankosova.tv.

“Po ka ndryshime, ne atëherë kemi menduar që me Serbinë nuk duhet që të negociohet në as një rrethanë statusi politikë i Kosovës. Me Serbinë mund të diskutojmë për çështje teknike siç mund të diskutoj shteti me një shtet. Por kjo ka ndryshua, kryeministri i sotëm para ardhjes në pushtet ka premtuar se ka me zhvillu dialogun me serbet lokal dhe në fund ne kemi parë diçka tjetër. Prej krejt asaj çka nuk ka ndryshu deri në këtë moment është qëndrimi kundrejt Asociacionit dhe unë kisha dashur që këtë qëndrim kryeministri i Kosovës Albin Kurti me qenë konsistont”, u shpreh Ramizi.

Sipas Ramizit, Lëvizja Vetëvendosje e vitit 2007 nga e sotshmja ka dallime thelbësore. Thotë se VV-ja nuk dallon nga partitë që kanë qeverisur me vendin.

“Vetëvendosja nuk përfaqëson asgjë prej trashëgimisë së atëhershme, ka ndryshuar rrënjësisht, thelbsisht, nuk përfaqëson asgjë nga ajo që ka qenë atëherë. VV-ja sot është një parti që nuk dallon as pak nga partitë të cilat kanë qeverisur më herët me Kosovën. Ne jemi dëshmitarë të përditshëm për nepotizmin e paskajshëm që është duke ndodhur në institucionet e Kosovës. Është arbitrar uzurpimi edhe vendosja e militantëve nëpër pozitat kyçe udhëheqëse pa as një kriter”, tha në fund ai.

Exit mobile version