Profesori i shkencave politike, Bashkim Iseni, ka thënë se shqiptarët që jetojnë në Zvicër do të përfitojnë nga vizita e kryeministrit Albin Kurti në Zvicër.
Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine, ai ka thënë se nuk sheh asgjë të keqe nga vizita e Kurtit.
“Përderisa mbështetja e Albin Kurtit në cilësinë e kryeministrit u bëhet të gjithë kandidatëve shqiptaro-zviceranë, nuk shoh asgjë të keqe ngase”, ka thënë Iseni.
“Siç e dini, integrimi ka shumë dimensione, është mësimi i gjuhës, pjesëmarrja politike, pjesmarrja në aktivitete. Pjesëmarrja politike në vendin ku jetojnë është një parakusht i rëndësishëm për një integrim të shqiptarëve këtu”.
Sipas tij, nëse Kurti privilegjon një formacion politik, atëherë kjo sipas tij merr një dimension tjetër.