Site icon PrishtinaPress

Ischinger: Serbia nuk pyetet për çfarëdo vendimi të ardhshëm mes Kosovës dhe NATO-s

Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Ischinger, në një replikë ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës në Twitter, ka thënë se NATO do të vazhdojë të ndjekë rrugën e vendosur drejt anëtarësimit të Kosovës në aleancë dhe nuk do të kërkojë pëlqimin e Serbisë për proceset e ardhshme në lidhje me Kosovën. Kjo u tha pas kritikave të ish-kryediplomatit kosovar, Petrit Selimi, për kundërshtimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Ischinger, nga ana tjetër, nuk e konsideroi këtë si një rrezik, duke thënë se nuk është në dijeni se NATO do të kërkojë pëlqimin e Serbisë për ndonjë proces apo vendim të ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe NATO-s. Ai gjithashtu kërkoi mendimin e ish-kryediplomatit tjetër kosovar, Enver Hoxhaj, në lidhje me këtë çështje.

 

Exit mobile version