Site icon PrishtinaPress

Ischinger i kërkon mendim, Hoxhaj: E rëndësishme që BE dhe SHBA të sigurojnë që Kosova të ketë një perspektivë të qartë të anëtarësimit në NATO

Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Ischinger, në një replikë ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës në Twitter, ka thënë se NATO do të vazhdojë të ndjekë rrugën e vendosur drejt anëtarësimit të Kosovës në aleancë dhe nuk do të kërkojë pëlqimin e Serbisë për proceset e ardhshme në lidhje me Kosovën. Ndërkohë, Ischinger ka kërkuar mendimin e ish-ministrit të jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj, i cili u përgjigj duke thënë se është e rëndësishme që BE-ja dhe SHBA-ja të sigurojnë që Kosova të ketë një perspektivë të qartë të anëtarësimit në NATO.

Kjo u tha pas kritikave të ish-kryediplomatit kosovar, Petrit Selimi, për kundërshtimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Ischinger, nga ana tjetër, nuk e konsideroi këtë si një rrezik, duke thënë se nuk është në dijeni se NATO do të kërkojë pëlqimin e Serbisë për ndonjë proces apo vendim të ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.

Ai gjithashtu kërkoi mendimin e ish-kryediplomatit tjetër kosovar, Enver Hoxhaj, në lidhje me këtë çështje.

Në anën tjetër, ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar rëndësinë që ShBA-ja dhe BE-ja ofrojnë një perspektivë të qartë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Është e rëndësishme që BE/SHBA të sigurojnë që Kosova të ketë një perspektivë të qartë të anëtarësimit në NATO. PfP [Partneriteti për Paqe] ka “skaduar” pas luftës aktuale Rusi-Ukrainë. Kosova ka nevojë për një plan veprimi për anëtarësim dhe njohje nga 5 vendet e BE-së. Kjo do ta normalizojë Kosovën në Evropë, dhe Evropën në Ballkan”, tha Hoxhaj.

Exit mobile version