-2 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

spot_img

Isak Neziri: Mbështetje për nënat vetëshqyese dhe gratë punëtore në tregun e punës

Kandidati i PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 Isak Neziri, ka theksuar se fokusi i tij do të jetë mbështetja e nënave vetushqyese dhe grave punëtore që përballen me sfida për t’u integruar në tregun e punës, shkruan PrishtinaPress.

Ai ka deklaruar se prioritet i tij dhe i partisë do të jetë krijimi i mundësive për këto gra përmes bashkëpunimeve me bizneset prodhuese, duke siguruar vende pune dhe duke i ndihmuar ato në ruajtjen e ekuilibrit mes punës dhe angazhimeve familjare.

Kandidati ka theksuar se këto gra, të cilat me mund dhe sakrificë mbajnë familjet dhe edukojnë breza të rinj, meritojnë mbështetje të veçantë për t’u mundësuar mundësi më të mira për zhvillimin personal dhe profesional./PrishtinaPress/

Postimi i tij: https://www.facebook.com/share/p/15VV4SsSHH/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img