Gjatë vizitës së tij në një shkollë në Drenicë, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Isak Neziri, theksoi përkushtimin e tij për zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e të rinjve.
Neziri u zotua të punojë për të forcuar ekonominë dhe premtoi se me shembullin e tij do t’i prijë ndryshimit të nevojshëm që kërkohet për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.
“Si një mërgimtar i larguar herët nga Drenica, u zotova për të punuar bashkë t’i mbajmë të rinjtë në Kosovë e ta forcojmë ekonominë. Me shembullin tim do t’i prijë këtij ndryshimi të nevojshëm”./PrishtinaPress/