Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, kryetari Isa Mustafa mbajti një konferencë për media.
Ai tregoi se për çka është biseduar në mbledhje dhe kush janë emrat në kryesinë e re të partisë, shkruan Indeksonline.
“Dy çështje kryesore. Për rezultatet që i ka arritur LDK në zgjedhjet e fundit nacionale dhe lokale 2017 për të bërë pastaj se ku mund tar rrisim votën në LDK dhe të mbajmë pozitën prijëse.”
“Vendosëm për kryesinë e LDK-së.”
“Sa i përket rezultateve, ato janë të njohura deri dje kur u shpërnda Kuvendi. Kemi qenë subjekti me Grupin më të madh parlamentar, në Komuna kemi qenë të parët. “
“Kjo natyrisht se kërkon punë tonën në terren në mënyrë që t’i fitojmë zgjedhjet. “
“Kemi vendos për zgjedhjen e Kryesisë. E kemi rrit kryesinë nga 23, në 33. Prej tyre, 9 gra të përfaqësuara në Kryesi. Nënkryetar s’kemi zgjedh, e kemi lënë më vonë në kohën e përmbylljes së zgjedhjeve nacionale.Tani do ta kemi një sekretar që do ta caktojmë nesër dhe më vonë nënkryetarët.”
“Unë e kam pozitën e kryetarit të kryesisë dhe kuvendit.”
“Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Sfarqa, Sokol Haliti , Vlora Dumoshi, lumir Abdixhiku, Valon Murtezaj, Briedna Kryeziu, Rrezarta Krasniqi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Doruntinë Maloku, Naser Osmani, Mybera Mustafa, Lutfi zharku dhe Fidan Rekaliu.”, u shprehë ai.