4.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Isa Mustafa thotë se për koalicion flasim vetëm në tavolinë me Albin Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se për çështjet që ndërlidhen me koalicion për bashkëqeverisje, flasin vetëm në tavolinën e diskutimeve me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Mustafa thotë se vetëm në tyrezën e diskutimeve LDK-VV mund të dështojë ose jo krijimi i qeverisë së re.

Këto deklarime ish-kryeministri Mustafa i ka bërë  i pyetur rreth takimit të nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut me kreun e Mitrovicës nga radhët e VV-së, Agim Bahtirin, dhe deklarimeve që ky i fundit ka dhënë se posti i Ministrit të Punëve të Brendshme do t’i takojë Vetëvendosjes.

“Çfarë mund të them është se për të gjitha çështjet e akorduara dhe të paakorduara do të merremi vesh me z. Kurti ose nuk do të merremi vetëm në tavolinën e bisedimeve”, ka thënë Mustafa, për Gazetën Express.

Kreu i LDK-së thotë se është bërë një punë e mirë nga dy palët, dhe nëse do të ketë qasje pozitive dhe vullnet atëherë koalicioni për ndërtimin e qeverisë së re do të arrihet shpejtë.

“Kemi bërë një rrugëtim të mirë dhe të frytshëm, prandaj me vullnet dhe qasje pozitive mund të arrihet marrëveshja shpejt”, ka potencuar Mustafa.

Në fund Mustafa thotë se për LDK-në janë të parëndësishme mesazhet e individëve, dhe sipas tij të tillat nuk janë as të dobishme.

“’Selamet’ e individëve ndaj LDK-së dhe për LDK-në janë jorelevante dhe të padobishme”, ka përfunduar Mustafa.

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit dy partitë si asnjëherë me parë kishin zhvilluar një seri takimesh të grupeve teknike për përafrimin e programeve politike. Pas grupeve teknike, takimet kishin kaluar në nivel të liderëve partiak. Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë takuar disa herë, ndërkohë takimi i fundit i së hënës që lam pas ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret.

Nga Vetëvendosje thonë që LDK po e kërkon me ngulm pozitën e presidentit gjë për të cilën thonë se kanë mospajtim, ndërkohë nga partia e Mustafës thonë që vetëm kanë kërkuar të drejtën për të propozuar emrin e kandidatit për president në momentin që do të vijë koha e zgjedhjes.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në vazhdimësi kishte deklaruar se me Vetëvendosjen do të merren vesh edhe për pozitën e presidentit, duke specifikuar që nuk do të caktojnë emrin qysh tani.

Ndërkohë nga dy partitë deklarojnë se takimet për koalicionin do të vazhdojnë edhe më tej.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img