Site icon PrishtinaPress

Isa Mustafa sqaron takimet me Shpend Ahmetin e Fatmir Limajn

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për takimet e ndara me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmetin.

Mustafa takimet e zhvilluara sot i ka cilësuar të dobishme për të vlerësuar momentet që po kalon Kosova.

Ai, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se iu ka bërë ftesë liderëve të këtyre dy subjekteve dhe se është e nevojshme të ndërtohet një kulturë komunikimi si shprehje e kulturës tonë demokratike.

Postimi i plotë:

“Miq të nderuar
Sot bisedova, në takime të ndara, me z. Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate dhe me z. Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së.
Takimet e tilla, konsideroj se, janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi ynë, pa marrë parasysh kalkulimet partiake për zgjedhjet e ardhshme. 
Dua të sqaroj se për ditën e sotme, ftesë për takim iu kam bërë liderëve të këtyre dy subjekteve, me të cilët edhe jam takuar.
Kemi nevojë të ndërtojmë një kulturë komunikimi si shprehje e kulturës tonë demokratike”, ka shkruar Mustaf.

 

Exit mobile version