4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Isa Mustafa reagon për Sali Berishën dhe krerët e UÇK’së në Hagë: Vështirë të krenohemi kur ata e kalojnë vitin e ri në burg

Ish-kryeministri Isa Mustafa dhe ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar për atë po ndodh prej disa ditësh në Shqipëri, ku ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po mbahet në arrest shtëpiak për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Mustafa ka përmendur edhe krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë, duke shtruar pyetjen nëse po bëhet “drejtësi shtetërore” apo “turp kombëtar”.

Ish-kryeministri tutje ka thënë se është e vështirë të krenohesh kur në Kosovë e Shqipëri luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë vitin e ri në burg.

Ai në fund ka thënë se më mirë të pranohet që të gjithë janë në “arrest mendor e intelektuarl” dhe se liria që e kemi pak meritohet.

“Drejtësi shtetërore apo turp kombëtar?Vështirë është të krenohemi këndej e andej kufirit kur luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndrrimin e moteve në  burg dhe arrest në emër të popullit! Më mirë ta pranojmë se të gjithë ne jemi në arrest mendor e intelektual dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë! IM”, ka shkruar Mustafa.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img