2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Isa Mustafa: Qeverisë së VV-së që e ka kallur Kosovën s’kam çfarë i them

Isa Mustafa ish-kryeministër i Kosovës dhe udhëheqës i dialogut Kosovë – Serbi për një kohë, nuk ka asnjë këshillë për Albin Kurtin, i cili brenda ditësh do ta merr rrugën për Bruksel, njëjtë si Mustafa dikur.

Një nga temat që pritet të diskutohet në takimin e parë në mes të Albin Kurtit e Aleksandër Vuçiq pritet të jetë edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe ndonjë variant i tij.

“Qeverisë së VV-së që e ka kallur Kuvendin dhe Kosovën kundër Asociacionit, nuk kam çfarë i them”, ka thënë Isa Mustafa në një përgjigje me shkrim për Albanian Post.

“Ajo tani merr vendime, nuk proteston”, ka vazhduar ai.

Mustafa që akuzohej se në Bruksel po e copëton Kosovën me nënshkrim të Asociacionit, thotë se ai kurrë s’ka nënshkruar ndonjëherë për themelimin e bashkisë së komunave.

“Ajo që unë kam nënshkruar është marrëveshje e parimeve, jo marrëveshje për themelim e Asociacionit, sepse unë e kam trashëguar Ligjin i cili është votuar me mbi 2/3 e deputeteve”, pohon Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img