Site icon PrishtinaPress

Isa Mustafa përkrah rikthimin e Jabllanoviqit në politikën kosovare

Zyrtarë të listës serbe në kushte anonimiteti kanë treguar për Lajmi.net se kryeministri Isa Mustafa është duke e përkrahur Aleksandar Jabllanoviqin për tu kthyer në politikë.

“Mustafa po donë me revitalizu Jabllanoviqin”, thotë burimi për lajmi.net.

I njëjti burim ka thënë se “është e vërtetë që Jabllanoviq ka qenë në KQZ për ndryshime në listën serbe”.

“Jabllanoviqin për momentin e përkrahë vetëm deputeti Slobodan Petroviq, ndërsa nuk e ka përkrahjen e asnjë deputeti tjetër të kësaj liste, madje për këto veprime  që po e bënë Jabllanoviq nuk e ka përkrahjen as të kryetarit të partisë, Aleksander Vulin”,  thotë burimi.

Ndryshe Sllavko Simiq sot ka dorëzuar një shkresë në sekretariatin e KQZ ku kërkon sqarim nëse janë të vërteta lajmet e ditëve të fundit lidhur me ndryshimet në KQZ, e që lakohet emri I tij se më nuk është shef i listës serbe.

Exit mobile version