2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Isa Mustafa nuk do të pranoi ministra që kanë pasur telashe me ligjin

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e gatshme t’ia dëshmoi presidentit numrat për formimin e qeverisë së re. Gjatë kësaj jave pritet të këtë një takim mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa , takim ky që të shpie drejt një qeverie të re.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nëse qeverinë nuk mundet ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje, e cila është e mandatuar nga presidenti, atëherë partia e tij është e gatshme ta ndërtojë qeverinë pa humbur kohë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma’n Socialdemokrate dhe Aleancën Kosova e Re.

Ai madje ka thënë se dy prioritetet e qeverisë së LDK-së do të jenë lufta kundër COVID-19 dhe dialogu me Serbinë, për normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Sipas kryetarit të LDK-së, që mund të jetë edhe kryeministri i ri, qeveria do të ndërtohet vetëm nga ministra të pastër, profesional dhe që nuk kanë pasur e as që kanë telashe me ligjin. Ai po ashtu ka premtuar se në kabinetin qeveritar do të jenë minimumi 30% gra.

Rikujtojmë se dje pasdite LDK kishte mbajtur një takim konsultativ të brendshëm për ta analizuar situatën aktuale. LDK ka marrë një përkrahje të gjerë të anëtarëve të këshillit të përgjithshëm për mundësinë e një koalicioni me AAK-NISMA-AKR.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img