Site icon PrishtinaPress

Isa Mustafa nga Gjermania: LDK dëshmoi se mbron interesat e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar qytetarët e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Ai nga Gjermania, ku po qëndron për më shumë se dy muaj pas komplikimeve shëndetësore, ka thënë se është LDK-ja ajo që mundësoi kalimin e kësaj marrëveshje.

Sipas tij, LDK dëshmoi se i mbron vetëm interesat e Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

“Shënjimi i Kufirit me Malin e Zi i hap udhën shumë proceseve për Kosovën. LDK-ja, duke e bërë të mundshëm këtë hap të madh përpara, dëshmoi se është parti që i mbron vetëm interesat e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Urime!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Exit mobile version