4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Isa Mustafa kritikon deklaratën “jodiplomatike” të Lajçakut

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se deklarata e të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nuk është diplomatike.

Mustafa thotë se, mes normalizimit dhe konfrintimit ka shumë rrugë, variante dhe alternativa.

Teksa ka folur për deklaratën e tij, Mustafa përmendi edhe draft-statutin e dorëzuar në Bruksel që sipas tij nuk është bazë e normalizimit.

“Është një deklaratë jodiplomatike. Ndërmjet normalizimit dhe konfrintimit ka shumë rrugë, variante dhe alternativa. Draft statuti i dorëzuar në Bruksel nuk është bazë e normalizimit. Është një pamflet që s’ka asnjë lidhje me marrëveshjen e vitit 2013 dhe me dokumentin për parimet i vitit 2015”, tha Mustafa

Sipas Mustafës, ky draft-statut nuk gjen bazë në pikën e 10-të të marrëveshjes së Ohrit dhe për këtë ai ka një arsye.

“Në titull, ky draft dokument nuk gjen bazë në pikën 10 të marrëveshjes së Ohrit, sepse nuk ka asnjë marrëveshje të arritur deri më tani për themelimin e Komunitetit të komumave serbe, por për asociacionin e komunave me shumicë serbe, në harmoni me vlerësimin paraprak nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, tha Mustafa.

Kujtojmë se, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi është deklaruar pas takimit të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një deklarim për media ai është shprehur se duan normalizim dhe jo konfrontim.

“Ne duhet të kemi vetëm normalizim ose konfrontim dhe duhet të kemi normalizim. Ne duam të fokusohemi në normalizim, duhet të evitohet ndonjë eskalim apo konfrontim”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img