Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë të mërkurës ka vizituar Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Këtë e ka bërë të ditur Zemaj përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, shkruan Gazeta Infokus.
“Me kryetarin e LDK-së, akademik Isa Mustafën, biseduam për prioritetet dhe punët tona që jemi duke i bërë në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe për realizimin e programit qeverisës për shëndetësinë”, ka shkruar Zemaj.
Poashtu temë e diskutimi ishte edhe situata epidemiologjike, dhe përgatitje që do të bëjë kjo ministri do të i bëjë në rast të përkeqësimit të gjendjes.
“Pashmangshëm, biseduam edhe për situatën epidemiologjike dhe parapërgatitjet që ne po i bëjmë për të qenë të gatshëm për secilin skenar në muajt në vijim. Me përkushtim maksimal, do të vazhdojmë tutje”, ka thënë mes tjerash Ministri i Shëndetësisë.