1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Isa Mustafa i përgjigjet Kurtit: Po djersitet kot, tani duket se mund ta mbajë pushtetin nëse e themelon Asociacionin

Kryeministri i Kosovës është përplasur ashpër të enjten me deputetët e LDK-së për çështjen e Asociacionit.

Madje ai ka përmendur disa herë, ish kreun e këtij subjekti, Isa Mustafa, i cili sipas tij, me marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2015, ka shkelur 22 nene të Kushtetutes së Kosovës.

Në anën tjetër, ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ShBA dhe BE po kërkojnë që Asociacioni të themelohet sipas Marrëveshjes së vitit 2013, të ratifikuar në Kuvend.

“SHBA dhe BE po kërkojnë që Asociacioni të themelohet sipas Marrëveshjes së vitit 2013, të ratifikuar në Kuvend. Kurti djersitet kot duke u marrë me vitin 2015. E ka fituar pushtetin  duke kundërshtuar asociacionin, tani duket se mund ta mbajë pushtetin nëse e themelon atë. Mbetet që ai dhe partnerët e tij të marrin përgjegjësi për interesin e Kosovës”, ka thënë Mustafa për IndeksOnline.

Në seancën e se enjtes, kryeministri i Kosovës, ka dhënë shenjat e para për pranimin e asociacionit.

Ai ka zbuluar gjashtë kushte të cilat, sipas tij, duhet të përmbushen për të pranuar marrëveshjen në fjalë.

“Asociacioni i Komunave i dalur në parim nga marrëveshja e Brukselit Thaçi-Daçiq apo marrëveshja e parë e parimeve siç njihet ndryshe, si një mekanizëm i tillë, mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës, me këto kushte:

1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

2. Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5).

3. Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.

4. Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

5. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe, vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.

6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së, dhe tek të tjerat, për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimit Evropian që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img