Isa Mustafa: Haki Abazi na luti ta merrnim në LDK

111
Advertisement

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë Haki Abazi i VV-së, sipas tij, ka kërkuar anëtarësimin në partinë e tij.

Advertisement

“Haki Abazi del e thotë e flet si zëdhënës i LDK-së, edhe pse ai na ka lutur të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt, por nuk e kemi pranuar. Ne nuk bëjmë kështu, nga rruga e drejt e kandidat”, ka thënë Mustafa.

Më tej, i pari i LDK-së ka komentuar edhe deklaratën e u.d, të presidentit, Vjosa Osmanit, e cila ka thënë se LDK-së i ka mbetur vetëm logoja.

“Askush nuk është bërë deputet pa u votuar së pari logoja e LDK-së e pastaj kandidati. Në qoftë se nuk e voton logon s’ka as vota për kandidat. Ne kemi deputetin Haxhi Avdyli që në raste të ndryshme del si zëdhënës i zonjës Osmanit. Vjosa s’ka nevojë për të, sepse larg është e përgatitur më mirë se Haxhia”, ka shtuar ai.

PostAdssFotoja e reklamës