Site icon PrishtinaPress

Isa Mustafa e quan puçist Sfeçlën: E kisha zgjedhur MPB-në sepse VV do e shfrytëzonte këtë ministri për burgosjen e kundërshtarëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka treguar se kur ka zgjedhur Ministrinë e Punëve të Brendshme, në koalicion me VV, është ndjerë në siklet.

Kreu i LDK-së, për konferencën e mbrëmshme të ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla, tha se ai kërcënontë me arrestim një deputet pa fije turpi.

Sipas tij, këtë nuk do ta bëntë Agim Veliu.

“Deri më sot, qytetarët i ka arrestuar policia me kërkesë të prokurorit apo në flagrance, por jo me diktate politike të ministrave dhe zëvendësministrave, sepse si të tillë, ata janë të emëruar politik”, tha ai.

Postimi:

Të nderuar qytetarë

Në takimin me z. Kurti për ndarjen e përgjegjësive në koalicionin qeverisës VV-LDK, ministrinë e parë e zgjodha atë të Punëve  të Brendshme.

Isha pak në siklet se si ta arsyetoj që për LDK-në,  prioriteti i saj si parti që është themeluar dhe drejtuar nga intelektualë dhe akademikë është kjo fushë!

Zgjidhja ishte reflektim i frikës dhe dyshimit se VV do ta keqpërdorë këtë ministri për burgosje të kundërshtarëve, për sajime të dosjeve, për kërcënime, se do tu hakmerret policëve dhe eprorëve të tyre që i mbronin institucionet atëherë kur VV ushtronte dhunë.

E përcolla, rastësisht, mbrëmë zëvendësministrin në detyrë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Në emër të kësaj ministrie, ai pa fije përgjegjësie ligjore dhe as turpi, kërcënonte me arrestim një deputet, kryetar të një partie parlamentare dhe biznesmen qe punëson dhe krijon të ardhura pë mijëra familje kosovare.

Kërcënonte edhe Presidentin e vendit.

I thërriste në mejdan.

Të nderuar qytetarë, këtë nuk do ta bënte për jetë të jetëve, z. Agim Veliu, i cili u shkarkua arbitrarisht nga z. Kurti sikurse asnjë ministër  tjetër i LDK-së.

Të kërcënojë një zëvendësministër në detyrë se do të arrestojë deputetin, që ka legjimitet të përfaqësimit të qytetarëve, është argument se ai është vënë mbi ligjin.

Deri më sot, qytetarët i ka arrestuar policia me kërkesë të prokurorit apo në flagrance, por jo me diktate politike të ministrave dhe zëvendësministrave, sepse si të tillë, ata janë të emëruar politik.

Policia drejtohet nga drejtori i policisë, dhe vepron sipas Ligjit për  Policinë, nuk drejtohet nga ministri dhe zëvendësministri, qofshin në detyrë apo jashtë detyre.

Unë pres që prokuroria ta trajtojë një sjellje të tillë, nëse jo të arsyetojë bazën ligjore  të  një kërcënimi  të tillë puçist ndaj një deputeti. IM

Exit mobile version