Site icon PrishtinaPress

Isa Mustafa e pranon se ishte gabim vendosja e Agim Veliut ministër

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për qeverisjen, për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e fundit dhe për shkaqet që prodhuan rënien dhe ringritjen e kësaj partie.

Nga perspektiva e tashme, Mustafa e ka pranuar se ishte gabim vendosja e Agim Veliut ministër.

“Ndoshta nuk është dashtë që ta bëjmë atë. Nuk është dashtë. Sepse z. Veliu ka dhënë një kontribut të madh në Podujevë. I ka fituar zgjedhjet disa herë atje. Ka qenë nënkryetar i LDK-së. Është themelues i LDK-së. Tash ndaj z. Veliut për një periudhë të gjatë është zhvilluar një fushatë mjaft e egër ndaj tij siç është zhvilluar edhe ndaj meje, mirëpo unë konsideroj që po që se nuk do të tërhiqej z. Veliu nga atje, ne do ta kishim edhe sot Komunën e Podujevës të fituar”, është shprehur ai në KTV.

Mustafa ka kritikuar opozitëbërjen e partisë, kryetar nderi i së cilës është, e po kështu ka argumentuar se LDK-ja si parti nuk do të mund ta fitonte vetë Prishtinën.

Exit mobile version