1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Isa Mustafa e merr një “bllok” edhe nga Lëvizja Vetëvendosje!

Ideja e kryeministrit Isa Mustafa për formimin e një komisioni të ri për Demarkacionin, është refuzuar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
Zyrtarja për informim e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka thënë se çështja e Demarkacionit nuk zgjidhet me komisione të përkohshme që masin territore, përcjell Gazeta Blic.
“Kjo çështje nuk zgjidhet me komisione të përkohshme që masin territor. Ajo çfarë është e nevojshme është formimi i një komisioni i cili e rishqyrton në tërësi shënjimin e vijës kufitare”, ka thënë Kurti.
Deklaratën e saj ajo e ka vazhduar duke thënë se është e nevojshme që puna e Komisionit shtetëror të kalojë nëpër një proces hetimi.
“Natyrisht, duhet marrë parasysh faktet e paraqitura nga ekspertët e pavarur mbi këtë çështje. Gjithashtu është e nevojshme që puna e e Komisionit shtetëror të Murat Mehës të kalojë nëpër një proces hetimi për shkeljet e bëra tashmë duke caktuar një kufi të ri i cili është në dëm të integritetit territorial të Republikës”, tha Kurti për Gazetën Blic.

Ndryshe, kryeministri Mustafa , sot gjatë mbledhjes së Qeverisë kishtë bërë apel që të formohej një komision për Demarkacionin me Malin e Zi.

‘’Ju bëjë apel Kuvendit dhe deputetëve, në qoftë se ka nevojë jemi në gjendje ta themelojmë edhe një komision që ta mas sipërfaqen, do të mund të vijnë edhe opozita’ ka thënë Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img