1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Isa Mustafa: Çështja e taksës është dashur të shtrohet në Qeveri, pastaj të publikohet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Musfata, ka thënë se vendimi për heqjen e pjesshme të taksës prej 100 për-qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është dashur së pari të trajtohet në Qeveri dhe pastaj të publikohet.

Në një intervistë për Klan Kosovën, Mustafa ka thënë se tani kemi të bëjmë me një kërkesë eksplicite të Shteteve të Bashkuara ku theksohet se tarifa duhet të hiqet dhe të mos zëvendësohet me masën e reciprocitetit.

“Kemi një kërkesë më eksplicite të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që tarifa të hiqet dhe të mos zëvendësohet me reciprocitet. Ka edhe një deklaratë nga Bashkimi Europian që e përshëndesin si hap propozimin e dhënë nga Kryeministri Albin Kurti”.

“Unë mendoj se duhet të ulemi me bashkësinë ndërkombëtare [SHBA-në dhe BE-në] dhe të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët në mënyrë që të ndërmerren masat që tarifa të hiqet, por po ashtu të detyrohet Serbia që të heq dorë nga të gjitha masat jo-tarifore dhe të heq dorë prej propagandës ose fushatës që po e bënë kundër njohjeve të Kosovës edhe të hapet pastaj rruga për njohjen e ndërsjellë”.

“Mendoj se ka akoma hapësirë që me Lëvizjen Vetëvendosje të ulemi dhe t’i shohim të gjitha mundësitë, të gjejmë një zgjidhje e cila e ruan partneritetin me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian sepse Kosova e izoluar nuk ka perspektivë dhe ardhmëri”.

“Unë nuk po them se e përkrahi apo nuk e përkrahi njoftimin e kryeministrit Kurti lidhur me taksën. Atë që Kurti e dha mbrëmë është dashur të shtrohet në Qeveri. Vendimet publikisht jepen vetëm pasi t’i ketë aprovuar Qeveria”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img