Sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ka ironizuar me përfaqësuesin e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshin dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Kurteshi ka sulmuar dje fizikisht një nëpunës civil të KQZ-së, për shkak që ky i fundit ishte pa maskë.
Ndërsa, Nushi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se më shumë po e lufton shpërndarjen e virusit Sami Kurteshi se sa ministri Vitia.
Ai është shprehur se Kurteshi po e lufton pak më dhunshëm, megjithëse po bën diçka.
“Me folë të drejtën, ma shumë pe lufton shpërndarjen e Covid Sami Kurteshi, sesa Arben Vitia. Samia pak dhunshëm, po bile po bon najsen”, ka shkruar ai.