Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka ironizuar me kryeministrin Kurti pas reagimit të këtij të fundit kundrejt deputetës Vlora Dumoshi.
“Kryeministër nuk kom fjalim nuk ki nevojë me lëviz prej vendit veç i kom marrë disa shënime prej përallave tua që i the që 10 orë”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.
Bunjaku Rexhpi iu ka bërë një thirrje edhe grave deputete pas reagimit të fundit të kryeministrit Kurti.
“Kërkojë nga gratë deputete mos mu qaravesh me kesh kur një burrë e sulmon një grua por me iu ardh marre dhe turp”, është shprehur Bunjaku Rexhepi.