Artisti dhe kompozitori nga Shqipëria, Irkenc Hyka, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Maria” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Tekstin dhe muzikën e ka realizuar vet Hyka, kurse për miksimin dhe masterizimin është kujdesur JoJo.
Videoklipi atraktiv e i veçantë i është besuar produksionit nga Shqipëria, Max Production.
Projektin tashmë e gjeni të plotë në kanalin e këngëtarit në platformën YouTube.
Irkenci ndryshe prej vitesh është pjesë e estradës shqiptare dhe admirohet tejet shumë për vokalin e tij.