Site icon PrishtinaPress

Irani vendos kamera në rrugë, synimi të identifikojë gratë e pambuluara

Për të kontrolluar gratë që nuk mbajnë shami, në Iran do të vendosen kamera në vende publike për ti gjurmuar dhe ndëshkuar.

Mediat e huaja shkruajnë se pasi të identifikohen ato që do të shkelin rregullat do të marrin paralajmërime me mesazhe me tekst për pasojat, ka njoftuar policia.

Masa ka për qëllim “parandalimin e rezistencës kundër ligjit të hixhabit“, shtoi policia në deklaratën, e cila u transmetua nga agjencia e lajmeve Mizan e lidhur me gjyqësorin dhe agjencitë e tjera shtetërore të lajmeve.

Ndërkaq një numër i madh i grave në Iran po refuzojnë që të mbajnë shami që pas vdekjes së 22-vjeçares kurde iraniane Mahsha Amini në shtator, pasi ajo u arrestua nga policia e moralit për shkelje të rregullores së hixhabit./PrishtinaPress/

Exit mobile version