Irani ka njoftuar se do të ndaloj hyrjen në vend të të gjithë qytetarëve amerikanë si kundërpërgjigje ndaj urdhrit të Donald Trump që ndalon emigracionin nga shtatë vende me shumicë myslimane.
Lajmin e dha Ministria e Jashtme e Iranit nëpërmjet një komunikate për media.
Irani është në mesin e shtatë vendeve, qytetarët e të cilit janë ndaluar që të hyn në SHBA për 90 ditë.
Ndalesa e SHBA-ve është ‘një fyerje për botën islamike dhe në veçanti shtetin e madh të Iranit”, thuhet në komunikatë.