Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të presin një shuplakë të fortë në fytyrë nëse i nënvlerësojnë aftësitë mbrojtëse të Iranit, ka thënë sot komandanti i Gardës elite Revolucionare të Iranit, Mohammad Pakpour.
Qëkur mori detyrën e presidentit muajin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, është zotuar se do të bëhet i ashpër ndaj Iranit, duke e paralajmëruar republikën islamike pas testimeve të raketave balistike më 29 janar se po luante me zjarr dhe se të gjitha opsionet e SHBA-së ishin në tavolinë.
Por, Pakpour ka thënë se nëse SHBA-ja bën gabime në vlerësimin e Iranit, atëherë do të marrë një shuplakë në fytyrë.
“Armiku nuk duhet të gabojë në vlerësimet e veta, dhe do të marrë një shuplakë të fortë në fytyrë nëse e bën një gabim të tillë”, ka thënë ai.