9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Irani dhe fuqitë botërore do të vazhdojnë përpjekjet për ruajtje të paktit bërthamor

Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini ka thënë se fuqitë botërore dhe Irani janë pajtuar për të vazhduar bisedimet për masat ekonomike, si dhe për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Ministrat e Jashtëm dhe diplomatët e lartë nga Britania, Kina, Franca, Gjemania dhe Rusia kanë negociuar më 6 korrik me homologun e tyre iranian, Mohammad Javad Zarif në Vjenë, për herë të parë, prej kur presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se SHBA-ja do të largohet nga pakti bërthamor dhe do të rivendosë sanksionet ndaj Iranit.

Duke folur pas takimit në mes të palëve që janë aktualisht pjesë e paktit bërthamor, Mogherini, e cila ka udhëhequr takimin, ka lexuar një deklaratë në të cilën është thënë se të gjitha palët do të konsiderojnë mënyra të ndryshme për të ruajtuar marrëveshjen, pavarësisht sanksioneve amerikane.

Më herët gjatë ditës, Zarif ka thënë se gjendet në Vjenë për të “dëgjuar zgjidhje praktike në vend të sloganeve”.

Para mbajtjes së takimit, presidenti iranian, Hasan Rohani u ka thënë liderëve të Francës dhe Gjermanisë se paketa evropiane me masa ekonomike nuk lufton mjaftueshëm efektet e sanksioneve amerikane, kanë raportuar mediat iraniane.

Pakti bërthamor i vitit 2015, parasheh heqjen e sanksioneve për Iranin, derisa Teheranit i kërkohet të frenojë aktivitetin bërthamor. /rel/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img