Site icon PrishtinaPress

IPKO-Stacionet Agrologjike, ofrojnë te dhëna edhe për 18 kultura të reja bujqësore

Përveç mollës, mjedrës, specit dhe qershisë, tani fermerët e Kosovës mund të pranojnë informata të përpunuara edhe për kulturat tjera bujqësore, si: boronica, kajsia, asparagu, lakra, karota, misri, shalqiri, kungulli, qepa, dardha, patatja, dredhëza, domatja, rrushi, arra, gruri, kumbulla dhe aronia.

Të gjithë fermerët që duan të pranojnë informata rreth kulturave që kultivojnë, duhet të regjistrohen, duke dërguar e-mail në agroproject@ipko.com, i cili duhet të përmbajë informata për kulturën dhe rajonin bujqësor, si dhe duhet të posedojnë apo të pajisen me numër të IPKO-së. Kjo pasi, informatat u komunikohen fermerëve përmes SMS-ve.

Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve, monitorimet nga IPKO- Stacionet Agrare kanë treguar rrezikun e paraqitjes së disa sëmundjeve tek kultura e rrushit. Luhatja e temperaturave ditëve të fundit si dhe të reshurat e shiut, kanë ndikuar në rritjen e mundësisë së paraqitjes së sëmundjeve tek kultura e rrushit.

Hardhia është kulturë mjaftë e ndjeshme ndaj sëmundjeve dhe mos ndërhyrja e hershme me preparate mbrojtëse kundër sëmundjeve, mund të rezultojë në humbjen e rendimentit dhe ndryshime në masën vegjetative të bimëve.

Pas lagështisë dhe ndryshimeve të motit, patogjenit i krijohen kushte të volitshme për zhvillimin e ndonjë sëmundje në bimë.

Rreziku i paraqitjes së sëmundjeve tek hardhia për Komunën e Rahovecit
Kalbëzimi i hirtë (Botrytis) 74 %
Plasmopara Viticola (cikli i dytë i infeksionit) 75 %
Myku pluhur 100 %

Ne grafin e paraqitur, mund të shihet niveli i rrezikut të krijuar nga paraqitja e Plasmopara Viticola tek kultivarët e rrushit, të destinuar për Verë.

Gjatë ditëve në vijim, fermerët duhet të kenë kujdes më të shtuar lidhur me menaxhimin e vreshtave, pasi që ndryshimi i temperaturave është shkaktari kryesor i paraqitjes së infeksioneve ne kulturën e rrushit. Këto sëmundje ndikojnë negativisht në shëndetin e bimëve, veçanërisht në atë të hardhisë. Prandaj, konsultimi me ekspertët e mbrojtjes së bimëve është i domosdoshëm.

“IPKO – Stacionet Agrologjike”, është projekt i iniciuar dhe financuar nga IPKO Telecommunications L.L.C, i cili ka për qëllim të ndihmojë dhe t’u shërbejë fermerëve të Kosovës në kultivimin e kulturave bujqësore përmes zgjidhjeve inovative.

Deri më tani, IPKO ka instaluar 16 stacione agrologjike në kuadër të fazës së pilotimit, të cilat për momentin janë duke gjeneruar të dhëna për fermerët e Kosovës. Ndërsa 1 stacion agrologjik i është dhuruar Universitetit të Prishtinës, që trajton parametrat fizik dhe ofron të dhëna elektronike-të procesuara për kushtet agrologjike, në përputhje me nevojat e studentëve të Fakultetit të Bujqësisë. Deri në fund të projektit, IPKO synon që të vendosë 100 stacione agrologjike në të gjithë Kosovën, të cilat do të jenë në shfrytëzim të të gjithë fermerëve Kosovar.

Exit mobile version