Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve sipas detyrës zyrtare ka filluar hetimet ndaj tre zyrtarëve policorë të cilët sipas publikimit të një video në media ku bazuar në këtë video dyshohet janë në shoqërim të personave me të kaluar kriminale (shoqërim me personin e dyshuar për nxitje të vrasjes së ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës Triumf Riza).
Lidhur me rastin është informuar Prokuroria e Shtetit, ndërkaq në interes të zhvillimit të hetimit IPK ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë.
Veprimet e tjera hetimore do të ndërmerren sipas autorizimeve ligjore të IPK-së.