Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosje”.
Për e ka konfirmuar zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka.
Beka bëri të ditur se informatat e para për këtë rast i ka pranuar mbrëmë dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha Beka.