1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

IPK-ja rekomandon suspendimin e një policeje, dyshohet për “kanosje”

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës i kanë rekomanduar policisë suspendimin e një zyrtareje policore në Prishtinë me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale “kanosje”.

Sipas njoftimit, rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së, në interes të hetimit të rastit.

“ Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje në orët e pasdites nga ankuesi fillimisht përmes telefonit”.

“Pas pranimit të informacioneve fillestare hetuesit e IPK-së kanë marrë një deklaratë nga ankuesi i cili ka përshkruar rrethanat e rastit”, thuhet njoftimin e IPK-së, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në njoftim, IPK-ja tha se hetuesit, në koordinim me prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore përderisa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

“Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img