4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se dje kanë arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar dje një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”. IPK kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Podujevë ka kryer veprën penale dhunë në familje. Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img