Richard Bull ka vdekur derisa ka qenë duke e mbushur me rrymë telefonin në banjë.
32 vjeçari ndërroi jetë kur kabllo mbushëse e iPhone së tij mori kontakt me ujin në shtëpinë e tij në Ealing, në Londër.
Mjeku ligjor e cilësoi vdekjen e tij aksidentale ndërkohë raporti do t’i dërgohet Apple që të marrë veprime për parandalimin e vdekjeve të tilla në të ardhmen.

Bull raportohet të ketë qenë në gjumë derisa telefoni që po mbushej ishte në gjoksin e tij.
Ai ka pësuar djegie në gjoks, duar dhe kokë kur mbushësi preku ujin. Rasti kishte ndodhur më 11 dhjetor.
Apple nuk ka pranuar të komentoj për rastin.
Ky nuk është rasti i parë i vdekjeve të shkaktuara nga iPhone në banje.
