Site icon PrishtinaPress

iPhone 8, i madh dhe shumë i shtrenjtë (Foto)

Sipas disa raporteve, iPhone 8 do të jetë shumë më ndryshe nga celularët e tjerë të Apple, duke pësuar një ndryshim të madh.

Dhe tani, sipas Forbes, Nikkei, gazeta më e madhe financiare në botë, ka raportuar se Apple do të lansojë tre konfigurime të reja në iPhone këtë vit.

Dy nga këto do të jenë përditësime të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus dhe i treti do të jetë iPhone 8 me një ekran të ri OLED dhe i madh 5.8 inç, transmeton Gazeta Express.

Kjo nënkupton se iPhone 8 do të ketë ekranin më të madh që ndonjë celular i Apple ka pasur ndonjëherë.

Lajmi i keq është se Nikkei pretendon se iPhone 8 do të jetë gjithashtu edhe celulari më i shtrenjtë që Apple ka lëshuar ndonjëherë.

Kjo lidhet me një raport të fundit nga KGI Securities që thotë se celulari do të kushtojë më shumë se 1,000 dollarë.

Exit mobile version