Kamerat prapa iPhone 7 Plus janë veçoria më e mirë e celularit, por raporte të reja thonë se ato janë duke paraqitur një problem në celular.
Një numër përdoruesish në internet kanë raportuar se ekrani i tyre është bërë “krejtësisht i zi” kur kanë tentuar t’i lëshojnë kamerat mbrapa celularit të Apple.
Të tjerët thonë se celulari i tyre përveç se ekrani iu bë i zi, shfaqi edhe një mesazh paralajmërues që thoshte se celulari duhet urgjentisht të ftohet, kur tentonin të hapnin kamerën, transmeton Gazeta Express.
Aktualisht është e paqartë se çfarë po e shkakton këtë problem, por kamera e përparme e celularit duket se nuk është prekur nga ky problem.