Gjiganti amerikan Apple ka prezantuar sot në Kaliforni modelet e reja të telefonit të shumëpërfolur iPhone, bëhet fjalë për modelet iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max.
iPhone 11 është pasardhës i modelit të fundit të iPhone XR, që çmimin fillestar e kishte 750 dollarë. E për dallim nga modeli paraprak, iPhone 11, çmimin fillestar e ka 699 dollarë, transmeton Telegrafi.
Më poshtë ju sjellim detaje nga modelet e reja të iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, që po konsiderohen si modelet revolucionare duke sjellë inovacione duke filluar nga dizajni i telefonave e deri te çipat tejet të avancuar, që deri më sot nuk janë përdorur nga asnjë kompani tjetër rivale.
iPhone 11
Ekrani: 6.1 inç Liquid Retina
Trupi: alumin dhe xham
Çipi: A13 Bionic që Apple e quan si më të shpejtin si në CPU ashtu në GPU, dhe ka kapacitet prej 1 trilion operacione në sekondë
Zërimi: Dolby Atmos
Kamerat e pasme: Dy kamerat e pasme prej 12 megapikselë me kënd të gjerë shkrepje dhe kamera e re prej 12 megapikeselë me kënd ultra të gjerë apo më mirë thënë 120 gradë të pamjes.
Të rejat e kamerave është Night Mode; 4K video me 60 frame për sekondë, kurse me vetëm një shtypje të butonit fillon të filmon video pa pasur nevojë të rregullohet në mënyrë manuale.
Në anën tjetër, kamera e përparme ka sjell të reja siç është “slow-motion” ndryshe tani e njohur si “slowfies” e dedikuar enkas për “selfie”.
Sa i përket sigurisë, telefoni hapet me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe me Face ID. Ndërkaq kamera e tij është më e madhe sesa iPhone XR që i bie të ketë qëndrueshmëri më të madhe gjatë punës.
Aty është edhe mbushësi i shpejtë apo ndryshe i njohur si “fast-charger”. E kur flasim për porositë, ai do të jetë i disponueshëm në treg me gjashtë lloje të ngjyrave, bardhë, zi, verdhë, kuqe, vjollcë dhe gjelbër.
Sistemi operativ iOS 13 do të jetë i disponueshëm, e çmimi startues i këtij modeli është 699 dollarë.
iPhone 11 Pro
Ekrani: 5.8 inç Super Retina XDR, me 2 milion kontraste, HDR 10
Zërimi: Dolby Atmos
Çipi: A13 Bionic
Bateria: Sa i përket baterisë që vazhdon të mbetet elementi kyç në të gjithë telefonat e mençur, Apple thotë se iPhone 11 Pro ka jetëgjatësi më të madhe sesa iPhone XS për më shumë se katër orë
Mbushësi: Bëhet fjalë për mbushësin e shpejtë prej 18-watt
E kur përmendet ky model, natyrisht se adhuruesve të flaktë që tashmë kanë filluar të mendojnë t’i porositin, pyesin se cilat ngjyra janë të disponueshme në treg – në pyetje janë ngjyrat, e gjelbër, hiri dhe e artë.
Kamera: 12-megapikselë me kënd të gjerë të shkrepjes, 12 megapikselë telefotografi, 12-megapikselë me kënd shkrepje ultra të gjerë apo ndryshe thënë 120 gradë.
Telefoto dhe këndi ultra i gjerë funksionojnë së bashku dhe mund të shkrep shumë fotografi nga një vetëm një kënd. Çmimi fillestar i këtij modeli do të fillojë nga 999 dollarë.
iPhone 11 Pro Max
Ekrani: 6.4 inç Super Retina XDR, me 2 milionë kontraste, HDR 10
Zërimi: Dolby Atmos
Çipi: A13 Bionic
Bateria: Jetëgjatësia e këtij modeli është për 4 orë më i madh sesa iPhone XS Max
Mbushës: Bëhet fjalë për mbushësin e shpejtë prej 18-watt
Sa i përket ngjyrave, të disponueshëm në treg janë: e gjelbra, hirtë dhe e artë, ndërkaq sistemi operativ iOS 13 do të jetë i qasshëm.
Kamera: 12 megapikselë kamerë me këndgjerë, 12 megapikselë telefoto kamerë dhe 12 megapikselë kamerë me kënd shkrepje ultra të gjerë apo 120 gradë.
Çmimi fillestar i iPhone 11 Pro Max do të jetë 1,099 dollarë, ndërkaq që të tre modelet do të mund të porositen nga 20 shtatori. /Telegrafi/