-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

IPA: Faturimi paushall i ujit, shkelje e Kushtetutës së Kosovës

Institucioni i Avokatit të Popullit ka konsideruar se faturimi paushall i ujit kërcënon me mosrespektim të të drejtave të njeriut dhe është shkelje e Kushtetutës së Kosovës.

Këtë shqetësim avokati Hilmi Jashari, e ka ngritur në një raport që e ka përcjellë në Autoritetin Rregullativ për Shërbime të Ujit (ARrU), në të cilin këtij Autoriteti i ka rekomanduar që “faturimi i ujit bëhet në bazë të konsumit real në njehsorin e konsumatorit dhe sipas shpenzimeve reale”, shkruan sot Koha Ditore.

Në ARrU, kanë thënë se e kanë pranuar raportin dhe se në një afat kohor të caktuar do të japin detaje lidhur me të.

Ata kanë bërë të ditur se në bazë të Rregullores për standardet minimale të shërbimeve të ujit, e cila ka hyrë në fuqi në korrik të vitit të kaluar, ende nuk ka kaluar afati kur të gjithë konsumatorët duhet të pajisen me ujëmatës individualë.

Pas skadimit të këtyre afateve, konsumatorëve që nuk i përmbahen kësaj Rregulloreje, do t’u ndërpritet furnizimi me ujë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img