0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Inzaghi thotë se është i mësuar me presionin: E mposhtim edhe njëherë Benficën

Interi do të përballet me Benficën të mërkurën mbrëma në kuadër të ndeshjes së kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Neroazzurët kanë marrë fitore të madhe në ndeshjen e parë me rezultat 0-2 dhe do t’i mjaftonte edhe një barazim për të kaluar tutje.

Trajneri i Interit, SImone Inzaghi ka thënë se do ta mposhtin klubin portugez edhe në ndeshjen e kthimit për të kaluar në gjysmëfinalen e garës më të madhe evropiane për klube.

“Kemi luajtur pjesën e parë me Benficën dhe na pret një pjesë e dytë mjaft e vështirë. Nuk do të rrimë të presim, për të mbrojtur avantazhin e dy golave, por do të kërkojmë të mbyllim llogaritë sa më shpejt”.

“Situata në kampionat është e vështirë, por unë jam mësuar me presionin dhe jam i bindur që do të nxjerrim më të mirën tonë”, tha trajneri zikaltër.

Inzaghi është ndalur të flas edhe për krizën që i ka kapluar sulmuesit e Interit, pasi ata përpos që nuk po shënojnë prej kohësh po humbasin edhe raste të pastra shënimi.

“Unë kam qenë vetë sulmues dhe shqetësohesha vetëm kur nuk krijonim raste. Sulmuesit tanë janë të pafat kohët e fundit, por rastet po krijohen dhe herët e vonë, edhe ata do të rikthehen të shënojnë rregullisht”, u shpreh trajneri italian.

Inter dhe Benfica takohen të mërkurën mbrëma në Giuseppe Meazza dhe dy skuadrat duan kalimin në gjysmëfinale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img