Simone Inzaghi ka kritikuar Romelu Lukakun për humbjen e rasteve para portës për Interin, megjithëse mbetet i bindur se ai ka qenë i kënaqur me paraqitjet e përgjithshme të ekipit të tij në javët e fundit.
Belgu nuk arriti të shënonte nga tre metra, gjatë barazimit 1-1 të Nerazzurëve me Salernitanan në Serie A të premten në mbrëmje.
‘Big Rom’ humbi gjithashtu një mundësi të artë për të kaluar Interin në epërsi kundër Fiorentinës fundjavën më parë, përpara se Giacomo Bonaventura të shënonte disa çaste më vonë.
Gjatë konferencës së tij për shtyp përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës Kampionëve kundër Benficas, Inzaghi tha: “Kam folur për me të (Lukakun). Nuk do të ndalesha vetëm me Salernitanën, do të mendoja edhe për mundësinë ndaj Fiorentinës”.
“Ato ndeshje na dhanë dy rezultate që nuk ishin ato që kishim parashikuar. Ata që shkruajnë dhe ata që flasin shumë ndikohen nga rezultatet, por duhet të jesh mendjemprehtë”.
“Është e vështirë në futboll t’i vendosësh gjërat në një anë, por në ndeshjet e fundit, siç tregoi skuadra, jam i lumtur. Është e qartë se jam i zhgënjyer me rezultatin”, ka shtuar më tej ai.
Lukaku është në huazim te Interi në fund të këtij sezoni, pastaj do të rikthehet te Chelsea, për të vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.