1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Inxhinieri Arben Meçe: Dëmet nga tërmeti janë mbi 500 milionë euro

Inxhinieri shqiptar Arben Meçe ka folur rreth dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Ai gjatë mbledhjes së Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ka folur edhe për përgjegjësitë e qeverisë për t’iu dalë në ndihmë personave të prekur nga tërmeti.

“Zoti kryeministër përgatituni për një dëm mbi 500 milionë euro. Edhe 10 milionë, edhe 20 milionë, 100 milionë është hiç përpara dëmit që do të përballojë Shqipëria. Çka do të thotë mobilizimi i kësaj sasie kërkon organizim dhe vëmendja jonë kryesore është të organizohemi që në mënyrë kapilare të zbresin deri te qytetari. Jemi në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, kjo do të thotë mobilizim, nuk ka vullnetarë tani. Unë i jam përgjigjur mobilizimit që më mbështeti. Sot nuk ka diskutim për transparencë investimesh, ajo është e padiskutueshme. Nuk duhet ta diskutojmë kurrë. Ajo duhet të jetë e centralizuar dhe të gjithë kemi një gjeneral. Nuk e di kush është, sot kemi ardhur me një letër. Unë duhet të isha në punë. Unë dua detyrën zoti gjeneral, me jep detyrën sepse për atë kam ardhur. Nuk kam ardhur për të treguar sa i ndershëm jam. Sot duhet të nisim punën. Nuk duhet të humbasim asnjë sekondë. Me jep detyrën sepse për atë kam ardhur”, tha Meçe, transmeton TCH.

AI ka theksuar se koha e zgjidhjes së problemit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti do të jetë e gjatë, duke marrë parasysh dëmet e shkaktuara në Durrës.

“Unë e kam theksuar, të dallojmë dëmin nga shkatërrimi. Sistemi ynë ndërtimor përballoi me sukses një nga goditjet më serioze që ka marrë Shqipëria deri më sot, por duhet të jemi të vërtetë që aty ka defekt të themi po, ka defekt dhe duhet të jemi prezent me grupet tona të ekspertizës,” tha inxhinieri Meçe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img