Kryeprokurori i Shtetit Blerim Isufaj, ka thënë pwr “IndeksOnline” se për rastin “Dehari” prokuroria është duke e hetuar rastin. I pyetur se a janë intervistuar protagonistët të cilët janë përmendur nga deputeti Haki Abazi, Isufaj ka thënë se normal është intervistuar edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Po ashtu Kryeprokurori Isufaj, thotë se për këtë rast janë në fazën e hetimeve dhe se nesër do të intervistohet edhe deputeti Abazi.
“Jemi duke punuar rasti është në hetim, të shohim nesër intervistohet Abazi”, ka thënë Isufaj.